Në tarracën e lokalit të marrë me qira nga 35-vjeçari A.Denaj është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 në fshatin Rrjoll në Velipojë. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Pronari i objektit, K.Preka, ka deklaruar në polici se nuk ka konflike me njeri, por dyshon se motivi i vendosjes së lëndës plasëse ka qenë konkurrenca.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./tvklan.al