Policia e Sarandës realizoi një arrestim jo të zakonshëm mbrëmjen e të premtes.
Uniformat blu ndaluan për kontroll një makinë tip “Porsche”, në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar me të cilën po lëviznin tre persona.
Në momentin e ndalimit, njëri prej këtyre të fundit është larguar me vrap dhe më pas është futur në det duke u përpjekur që të largohet me not.
Por i riu i identifikuar si Ervis Cukali, 27 vjeç është kapur nga patrulla e Policisë Kufitare në det dhe është vënë në pranga.
Gjithashtu është bërë e mundur të gjendet edhe çanta që ai kishte me vete, brenda së cilës kishe një pistoletë me 16 fishekë.
Cukali u referua nga Policia për akuzën e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës, teksa rezulton një person në kërkim për sigurim kushtesh për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Në pranga përfunduan edhe dy miqtë e tij Endri Doku dhe Imer Gega.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 