Një sasi lëndë plasëse iu vendos mëngjesin e kësaj të marte, makinës tip Benz që shihni në pamje, në pronësi të avokates, Nexhi Beqiri bashkëshortes së avokatit, Idajet Beqiri.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 9:15 në rrugën Nikolla Lena, ku nga shpërthimi krahas makinës tip fuoristradë, dëme pësuan dhe automjete të tjera të parkuara në sheshpushimin e pallatit.

Policia kontaktoi çiftin Beqiri për t’i marrë deklarim, por rezultoi se ata nuk ndodhen në Shqipëri prej datës 8 tetor, për shkak të një udhëtimi drejt Belgjikës.

Nga ajo ditë automjeti tip Benz nuk ka lëvizur nga vendi ku u regjistrua ngjarja, e për këtë arsye hetuesit po punojnë për të zbuluar se kur është montuar lënda plasëse.

Deri në këtë fazë, policia dhe prokuroria po verifikon disa pista, nga ato që lidhen me detyrën, apo dhe ndonjë konflikti të mundshëm.

Për të zbardhur dinamikën, grupi hetimor po analizon pamjet filmike në zonë me qëllim identifikimin e ndonjë personi që mund të fshihet pas vendosjes së lëndës plasëse tek çifit Beqiri. 

/tvklan.al