Këto janë momentet kur një hidroplan i nisur nga Korfuzi ulet në Vlorë. Prova e realizuar e kthen qytetin bregdetar në destinacion edhe për këto mjete, ndërsa synohet mbërritja e turistëve nga destinacione të ndryshme. Pritet që Vlora të lidhet me destinacione si Janina, Korfuzi apo Budva.

Për autoritetet lokale kjo nismë hap një kapitull të ri për Vlorën, jo vetëm për turizmin por edhe për emergjencat. Një projekt i tillë pasuron ofertën turistike të vendit tonë dhe u jep mundësinë vizitorëve për një eksplorim panoramik të bukurive shqiptare.

Klan News

/tvklan.al