Himara, një qytet piktoresk përgjatë Rivierës së Shqipërisë, ka parë rritje të kërkimeve me 92% të vizitorëve britanikë.
Me një larmishmëri plazhesh të paprekura, sfond unik malor dhe akomodime me çmime të arsyeshme, destinacioni është i shkëlqyeshëm për britanikët që kërkojnë të shpëtojnë nga turmat, ndërsa shijojnë një pushim klasik në bregdet. Kështu e nis artikullin për destinacionin e jugut media britanike “GB News”.
Të dhënat e reja të platformës “Airbnb” tregojnë se gjithnjë e më shumë pushues nga Britania e Madhe po orientohen drejt destinacioneve më pak të njohura, në kërkim të natyrës së paprekur, përvojave autentike dhe çmimeve më të favorshme.
Në këtë trend të ri evropian, Himara renditet mes destinacioneve që po tërheqin vëmendjen më të madhe të pushuesve britanikë dhe jo vetëm, shkruan “GB News”.
Përveç bukurive natyrore, zona e Himarës ofron edhe një kombinim të trashëgimisë historike, gastronomisë tradicionale dhe jetës bregdetare, elementë që po e bëjnë gjithnjë e më tërheqëse për turistët e huaj.
Udhëtimet në grup po luajnë gjithashtu një rol në modelet e rezervimeve verore.
Rezervimet në grupe në Mbretërinë e Bashkuar për në destinacionet evropiane janë rritur me 13%, shkruan “GB News”, nga viti në vit, pasi udhëtarët kërkojnë gjithnjë e më shumë të ndajnë kostot dhe të maksimizojnë kohën me familjen dhe miqtë e tyre.
/tvklan.al












Botërori 2026 