Siguria rrugore nuk është një sfidë institucionale, ajo është përgjegjësi e përbashkët, detyrim moral dhe garanci për jetën e çdo qytetari.
Kështu u shpreh drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Policia Rrugore dhe Shoqata Evropiane për Kërkimin dhe Analizën e Aksidenteve.
Kreu i policisë tha se prej pak muajsh uniformat blu kanë nisur një mënyrë të re monitorimi ndaj shkelësve të qarkullimit rrugor, si dhe për gjetjen e shkaktarëve në aksidente.
Hita po ashtu tha se me ardhjen e sezonit veror janë shtuar edhe planet e masave nga Policia Rrugore, me qëllim menaxhimin e fluksit të automjeteve si dhe shmangien e aksidenteve.
Gjatë aktivitetit të zhvilluar u improvizuan edhe disa raste aksidentesh rrugore dhe pasojat që ato shkaktojnë, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për rrezikun real që sjellin shkeljet e rregullave të qarkullimit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 