Kryeministri holandez Rob Jetten ka folur me tone autokrike për faktin se në 10 vitet e fundit Haga nuk ka qenë mjaftueshëm e përgatitur për zgjerimin e BE-së.
“Kam ndjesinë se gjithmonë se qeveritë e mëparshme kanë patur frikë të përmendin fjalën zgjerim. Kjo është vërtet ndryshe me këtë kabinet qeveritar. Kemi rënë dakord në marrëveshjen e koalicionit që duhet të shohim edhe realitetin gjeopolitik kur bëhet fjalë për zgjerimin. Mendoj se me të vërtetë kemi qenë shumë të ngadaltë në këto procese vitet e fundit. Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë në dhomën e pritjes për dekada me rradhë. Eshtë në interesin holandez që të përfshijmë në familjen evropiane Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe vende të tjera por me kushte të qarta”, tha kryeministri i Holandës, Rob Jetten.
Holanda sipas kryeministrit Jetten është kundër diçkaje që nuk është një anëtarësim i plotë në BE ndërsa vlerësimi do të jetë individual për secilin prej tyre.
“Holanda po punon shumë ngushtë me këto shtete për të kryer vërtet reformat e nevojshme. Nuk duhet që të shkojmë në një rrugë ku do të lindin anëtarë të kategorisë A dhe B. Unë e mbështes Këto shtete duhet që të shohin avantazhet në bashkëpunimin ekonomik, në tregun e përbashkët. Edhe në aspektin e sigurisë kibernetike bashkëpunimi mund të jetë më intensiv. Ka shumë kompani holandeze që do të donin të investonin nga sektori bankar dhe i ndërtimit. Nëse nuk investojmë në këto vende, ato mund të bien nën ndikimin e vendeve si Rusia dhe Kina. Kjo kërcënon sigurinë tone”, shtoi Jetten.
Sipas Jetten këto shtete do të duhet të bëjnë më shumë që të forcojnë sundimin e ligjit, të forcojnë demokracinë pasi ne duam që BE-ja të bëhet vërtet më e fortë me anëtarë të rinj.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
