Holanda dhe Japonia përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për grupin F në Botëror.

“Tulipanët” vijnë si favoritë në këtë përballje, por aziatikët kanë treguar se mund t’i hapin probleme çdo ekipi.

Holanda nuk njeh asnjë humbje ndaj Japonisë, pasi në tre përballje mes tyre, kanë fituar dy herë dhe një takim është mbyllur në barazim.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve për këtë përballje.

FORMACIONET ZYRTARE

Holanda: Verbruggen, Dumfries, Van Hecke, Van Dijk, Van de Ven, Reijnders, De Jong, Gravenberch, Gakpo, Summerville, Malen.

Japonia: Suzuki, Ito, Taniguchi, Watanabe, Doan, Sano, Kamada, Nakamura, Kubo, Maeda, Ueda.