Raportim Live

Penalltitë

Saibari gjuan penalltinë e fundit dhe shënon. Maroku fiton me penallti 3-2.

Summerville gjuan, por pret portieri i Marokut. Holanda gabon shumë përpara portës marokene

Hakimi gjuan, por gabon edhe lojtari më i mirë i Marokut, pasi topi shkon në shtyllë

Timber i Holandës gabon rëndë në këtë penallti. Portieri u hodh nga ana e kundërt, por se Timber gjuan në mënyrë krejt të gabuar

Talbi i Marokut ekzekuton në mënyrë perfekte penalltinë, duke dërguar topin në trekëndësh

Weghorts për Holandën gjuan shumë fort penalltinë. Portieri nuk kishte shans ta priste këtë top

Rahimi i Marokut gjuan. Pret portieri holandez, por topi më pas hyn në portë

Kluivert i Holandës gjuan shumë shpejt, por se humb dhe Holanda penalltinë e parë

El Aynaoui gjuan fort, por se topi shkon në traversë. E humb penalltinë e parë Maroku

Gjuan Koopmeiners i Holandës dhe mposht portierin e Marokut  

Shtesat

120+1′ – Mbyllen dhe shtesat. Nuk mjaftuan 120 minuta për të nxjerrë një fitues në këtë ndeshje. Çdo gjë do i lihet penalltive

115′ – Thuajse e njëjta panoramë shfaqet në shtesat e kësaj ndeshjeje. Maroku që dominon dhe Holanda që qëndron në mbrojtje. Holandezët përpiqen me kundërsulme të zënë në befasi marokenët

110’ – Ashtu siç ndoshta askush nuk e priste, Holanda luan në mbrojtje dhe ata që dominojnë janë marokenët. Maroku në sulm, ndërsa “tulipanët” luajnë të tërhequr

106′- Pas pushimit të shkurtër, nis pjesa e dytë e shtesës mes Holandës e Marokut. Skuadrat do të provojnë të realizojnë gol, për të mos lënë gjithçka nga “ruleta” e penalltive

105’ – Mbyllet pjesa e parë e shtesës mes Holandës dhe Marokut. Marokenët dominojnë me mbajtje topi, por pak raste për shënim goli nga të dyja anët

100′ – Marokenët dominojnë ndeshjen me mbajtjen e topit në shumicën e kohës. Holanda më së shumti e mbyllur në mbrojtje

98’- Super shans për Marokun. Rahimi një rast shumë të mirë për shënim. Gjuan në kuadratin e Holandës, por pret portieri holandez Verbruggen. Maroku luan më mirë

90′ – Nisin shtesat, pas barazimit dramatik 1-1 gjatë kohës së rregullt.

download app

Pjesa e dytë

90+6′ – Holanda një rast të artë për shënim. Gakpo merr topin, tenton të hyjë në zonën e rreptësisë së kundërshtarëve, por mbyllet nga mbrojtja marokene. Mbyllet koha e rregullt dhe do kemi tashmë shtesat

90+1’- GOOOOOLLLL MAROOOOKUUU 1-1. Diop shënon me kokë, duke barazuar shifrat. Zihet në befasi mbrojtja e Holandës, e cila dukej disi e përgjumur

85’ – Van Dajk bën heroin. Një sulm i rrezikshëm nga Maroku, por topi ndalet pikërisht nga mbrojtësi legjendar holandez. Shokët e skuadrës e përgëzojnë

84’ – Përpjekje të vazhdueshme nga Maroku për të barazuar rezultatin, por asgjë konkrete. Koha punon kundër marokenëve

75′ – Maroku duket i tronditur nga goli. Marokenët, edhe pse dominuan ndeshjen, pësuan një gol, që bën që sfida të shkojë në disavantazh të tyre. Përpjekje të vazhdueshme marokene për të shënuar golin e barazimit

72′ – GOOOOOOOLLLLL HOOOLANDAAAA 1-0. Gakpo merr një pasim tepër të mirë në zonën e rreptësisë së Marokut. Arrin ta dërgojë topin në rrjetën e kundërshtarëve. Festë në kampin holandez

70′ – Arbitri jep 3 minuta pushim për skuadrat për hidratim. Maroku kontrollon më tepër topin në fushën e lojës. Holanda tenton herë pas here që të jetë e rrezikshme, por shifrat janë të njëllojta si në minutën e parë

65’ – Një rast i artë për Holandën. Holandezët në një sulm të rrezikshëm, por topi ndalet nga mbrojtja e Marokut

62’- Saibari pason topin në zonën kundërshtare, por një lojtar holandez e largon. Maroku fiton thjesht një goditje nga këndi

52’ – Hakimi i Marokut përfiton nga një pasim i mirë brenda zonës dhe gjuan. Topi ndalet në traversë dhe largohet më pas në mënyrë të sigurt nga porta

50’ – Luan më mirë Maroku. Marokenët kontrollojnë topin mjaft mirë në mesfushë, duke vendosur në vështirësi Holandën. Hakimi provon në sulm, gjuan, por shtyllë

45′ – Nis pjesa e dytë e ndeshjes mes Holandës dhe Marokut

Pjesa e parë

45+6′ – Minutat e fundit flasin më tepër për Marokun. Marokenët kishin disa raste për shënim, por asgjë nuk ndryshon. Një pjesë e parë thuajse e balancuar dhe mbyllet 0-0

45’ – De Van i Holandës lëshon një predhë drejt portës marokene. I vëmendshëm Bono, që pret këtë gjuajte të holandezëve. Bono devijoi, duke i dhënë mundësinë Holandës për goditje nga këndi

40′- Hecke për Holandën merr një goditje me takë tepër të rëndë dhe gjakoset. Fizioterapistët hyjnë në fushë për ndihmë mjekësore. Loja u ndërpre për disa minuta

35′ – Pasi kaloi disa minuta jo të mira, Holanda po tenton të sulmojë dhe të zërë në befasi marokenët. Kontrollojnë lojën holandezët në këto minuta

30′ – Maroku luan më mirë dhe ka më tepër shanse për shënim, teksa sulmuesit marokenë janë rrezik konstant për mbrojtjen e Holandës. Holandezët në vështirësi, por rezultati mbetet 0-0

23′ – Sfidë shumë e luftuar. Të dyja skuadrat raste për shënim, por se nuk kanë arritur t’i shfrytëzojnë siç duhet. Tre minuta pushim për lojtarët për hidratim

22’ – El Aynaoui i Marokut godet me kokë një top të ardhur nga goditja e këndit. Top i rrezikshëm, por pret portieri holandez. Dy minuta më vonë, Hakimi godet sërish portën holandeze dhe pret sërish portieri i tulipanëve

17′ – Summerville i Holandës kapet në pozicion jashtë loje nga arbitri, në një rast të mirë për shënim

12′ – Dumfries i Holandës tenton që të pasojë drejt zonës, por topi bllokohet dhe nuk arrin tek asnjë holandez

5′ – Hakimi i Marokut gjen hapësirë nga krahët dhe dërgon një krosim të ngritur në zonë. Mirëpo, krosimi nuk ishte mjaftueshëm i mirë, për ta vendosur në vështirësi ekipin holandez

1′- Nis ndeshja me eliminim direkt mes Holandës dhe Marokut. Ekipi që fiton shkon në 1/8 e finales

Holandë-Marok, formacionet

Dramë për Holandën, Maroku e eliminon me penallti