Holanda dhe Suedia përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për Grupin F në Botëror.
Holanda e drejtuar nga Ronald Koeman pati një nisje zhgënjyese, pasi barazoi 2-2 ndaj Japonisë, duke humbur avantazhin në minutat e fundit të takimit.
“Tulipanët” tani kërkojnë fitoren për të mos rrezikuar një pozicion jashtë dy vendeve të para përpara raundit të fundit të fazës së grupeve.
Nga ana tjetër, Suedia e nisi aventurën në mënyrë perfekte. Skandinavët mposhtën Tunizinë me rezultatin e thellë 5-1, një sukses që solli edhe pasoja për kundërshtarin, me shkarkimin e trajnerit të tyre.
Pak minuta para fillimit janë zbuluar dhe formacionet e të dyja ekipeve.
FORMACIONET ZYRTARE:
Holandë: Verbruggen, Van de Ven, Van Hecke, Van Dijk, Dumfries, Reijnders, De Jong, Gravenberch, Gakpo, Brobbey, Malen.
Suedia: Nordfeldt, Langerbielke, Hien, Lindelof, Karlstrom, Bernhardsson, Nygren, Ayari, Gudmundsson, Gykeres, Isak.













Botërori 2026 
