Dashi- Duhet të përpiqeni shumë që të arrini qëllimet tuaja. Do të jeni përballë disa zgjedhjeve shumë të rëndësishme dhe tregoni kujdes. Kontrolloni emocionet, pasi mund t’i hapni shumë probleme vetes.
Demi- Do të inkurajoheni për të rritur kreativitetin në punë, pasi mund të merrni një shpërblim. Do të merrni një lajm të mirë dhe do të jeni të lumtur gjatë gjithë ditës. Financat do t’i keni nën kontroll.
Binjakët- Sot duhet të kuptoni që gjithçka është kundër jush. Bëni paqe me veten dhe mos u përpiqni që tëarrini gjëra që nuk mundeni. Për sa i përket financave mund të keni disa probleme që mund të zgjidhen.
Gaforrja- Një ditë e ngarkuar do të jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Do të përballeni me emocione të forta sot. Për sa i përket çështjeve financiare do të hasni probleme.
Luani- Sot do të ndiheni me të vërtetë mbretër. Hëna do të jenë në anën tuaj dhe do të tregoni kudo të gjitha aftësitë tuaja. Nëse merrni këshilla nga të tjerët, thjesht injorojini dhe vendosni për çdo gjë vetë.
Virgjëresha- Gjatë gjithë ditës do të jeniduke menduar e punuar për planin tuaj ambicioz. Do të kërkoni qetësi dhe nuk do të takoheni me askënd, pasi i gjithë fokusi juaj është përfundimi i projektit tuaj të jetës.
Peshorja- Sot duhet t’i jepni përparësi shëndetit tuaj dhe të pushoni. Tregoni kujdes sot dhe mos u ndikoni nga askush në zgjedhje tuaja. Për sa i përket çështjeve financiare do keni disa probleme, por do t’i zgjidhni shpejt.
Akrepi- Një ditë negative do të jetë kjo e sotmja për ju. Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa problemeve në familje dhe nuk do të jeni në gjendje që të jeni të fokusuar në projektet që keni nisur kohë më parë.
Shigjetari- Edhe pse ditët e fundit jeni përpjekur që t’i shmangni, sot do të përfshiheni në disa biseda të vështira. Ata që janë të dashuruar do të kalojnë momente romantike, por duhet të kenë kujdes me financat.
Bricjapi- Një ditë e mbushur me romanticitet do të jetë kjo e sotmja për ata që i përkasin kësaj shenje. Do të surprizoheni nga partneri dhe këtë ditë do ta fiksoni gjatë në memorien tuaj.
Ujori- Do duhet që të keni një disiplinë të hekurt që të përballoni sfidat me të cilat do të përballeni sot. Do të testoheni deri në limite, por në fund do të tregoni forcë dhe do të jeni ju fitimtarët.
Peshqit- Do të ndiheni me fat, që në mëngjes do të merrni një lajm shumë të mirë dhe do të gëzoheni shumë.Çmoni njerëzit që keni afër dhe nuk do të zhgënjeheni kurrë prej tyre. Kujdes me financat./tvklan.al












Botërori 2026 
