Dashi- Do të jeni të pasigurt për vendimet që duhet të merrni. Do të kërkoni ndihmën e miqve dhe prapë nuk do të vendosni për asgjë. Për sa i përket çështjeve financiare do të arrini që të gjeni balancën mes të ardhurave dhe shpenzimeve.
Demi- Duhet që të jeni të organizuar dhe të vendosni objektiva për ato që duhet të bëni. Do të befasoni partnerin tuaj mes një surprizë shumë romantike. Por duhet të keni probleme të theksuara me financat.
Binjakët- Kjo është dita ideale për t’u treguar të tjerëve se sa vleni. Do të jeni shumë emocional sot dhe do të rrëfeni tek miqtë disa sekretet tuaja. Në punë pritet që gjithçka të shkojë sipas planit që keni menduar.
Gaforrja– Sot do të jetë një ditë e vështirë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Tregoni shumë kujdes sot dhe mendohuni mirë para se të merrni vendimet. Për sa i përket financave do të keni probleme.
Luani- Do të jeni shumë të lumtur sot, kënaquni. Krenohuni me gjithçka që keni arritur deri më tani. Për sa i përket financave do të jeni shumë me fat sot, dhe mund të kryeni të gjitha shpenzimet që dëshironi.
Virgjëresha– Do të jeni shumë konfuz sot dhe nuk do mund të merrni asnjë vendim. Tregohuni të zgjuar dhe shmangni vendimet e rëndësishme. Në punë gjithçka do të shkojë sipas planeve tuaja. Kujdes me financat.
Peshorja- Një ditë e ngarkuar do jetë kjo e shtunë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Do të jeni shumë konfuz dhe nuk do të jeni në gjendje që të vendosni për disa gjëra me rëndësi. Tregoni shumë kujdes.
Akrepi– Nuk do të keni dëshirë për të bërë asgjë, prandaj sot mos vendosni për asgjë. Merrni kohë për veten tuaj dhe reflektoni për të ardhmen. Për sa i përket çështjeve financiare do të keni gjithçka nën kontroll.
Shigjetari– Gjatë gjithë ditës do të jeni të angazhuar për të zgjidhur një problem familjar. Duhet të tregoheni të matur para se të merrni vendimet. Për sa i përket punës pritet që çdo gjë të shkojë sipas planit tuaj.
Bricjapi– Do të jeni shumë të pavendosur sot, do të kërkoni disa sfida të reja por nuk do të jeni në gjendje që të merrni një vendim. Kërkoni kohë dhe më pas bëni lëvizjet tuaja, pasi mund të dështoni.
Ujori– Një ditë shumë e lumtur do të jetë kjo e shtunë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Do ndiheni shumë me fat, pasi do të merrni një surprizë nga partneri juaj. Tregoni shumë kujdes me shpenzimet.
Peshqit– Sot do të jetë një ditë e rëndësishme për ju, pasi do të merrni disa vendime. Për sa i përket çështjeve financiare duhet të keni kujdes me shpenzimet. Ndërkohë beqarët do të kenë një ditë me fat./tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 
