Dashi- Problemi shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit do të marrë fund. Në punë gjithçka do të shkojë mirë dhe mund të merrni një shpërblim. Do të lodheni shumë gjatë ditës dhe në mbrëmje nuk do keni dëshirë të dilni me miqtë.

Demi- Gjatë ditës së sotme do të ndiheni të lodhur dhe do mendoheni disa herë për të kryer një detyrë që u është caktuar. Këshillohet që të keni kujdes me shpenzimet, pasi fati është kundër jush sot.

Binjakët- Në punë gjithçka do të shkojë mirë dhe ju do të jeni shumë të kënaqur. Udhëtimin që e kishit planifikuar do ta zhvilloni këtë fundjavë. Si për të dashuruarit dhe për beqarët ka lajme shumë të mira.

Gaforrja- Të gjithë ditën do ta kaloni duke bërë punë në shtëpi. Do të ndiheni të lodhur dhe nuk do keni dëshirë për të takuar askënd. Duhet të keni shumë kujdes me shpenzimet, pasi mund të humbisni shumë para.

Luani- Dita e sotme do të jetë e bukur për ju. Në punë gjithçka do të shkojë mirë dhe do të merrni një kompliment nga eprorët. Të dashuruarit do të kalojnë moment romantike. Për beqarët ka lajme të mira.

Virgjëresha- Dita e sotme do të jetë shumë e ngarkuar dhe do të ndiheni të lodhur. Do jeni në ankth çdo moment dhe do mendoni vetëm gjëra të këqija. Duhet të keni kujdes për vendimet që do të merrni, pasi fati nuk është me ju sot.

Peshorja- Një ditë të bukur do të kaloni sot. Për sa i përket çështjeve financiar gjithçka është në favorin tuaj. Të dashuruarit do të marrin një lajm që mund t’u ndryshojë edhe jetën. Kujdes kur merrni vendime.  

Akrepi- Sot do të jeni shumë altruist. Do harroni problemet tuaja dhe do përkushtoheni të ndihmoni të tjerët. Në punë gjithçka do të shkojë mirë. Mund të arrini të fitoni disa para nga projekti që keni nisur kohët e fundit.

Shigjetari- Fuqia juaj e brendshme do të bëjë të lumtur sot. Do harroni çdo problem dhe për çdo gjë do të keni mendim pozitiv. Duhet të keni kujdes kur diskutoni me të tjerët, pasi mund të keqkuptoheni.

Bricjapi- Sot mund të ndiheni nervozë, nuk do të jeni i duruar për asgjë dhe mund të krijoni debate të kota me miqtë tuaj. Duhet të ndiqni intuitën për të marrë vendime të rëndësishme. Kujdes me shpenzimet sepse fati nuk është me ju sot.

Ujori- Një ditë pozitive do të jetë kjo e shtunë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Do kuptoni që gjërat i keni nën kontroll dhe nuk do të ndiheni më të stresuar. Prisni deri në mbrëmje sepse mund të merrni një lajm të mirë.

Peshqit- Gjatë ditës së sotme do të merreni me veten. Do bëni një analist për jetën tuaj dhe sfidat që u presin në të ardhmen. Fokusi juaj do të jetë shumë i qartë: si të arrini që të keni sukses. Do të ndiheni të lumtur sot./tvklan.al