Opozita vazhdon ta konsiderojë të bllokuar procesin e negociatave me Bashkimin Europian. Fakti që vendet anëtare nuk janë shprehur ende për atë që njihet si raporti Ibar, i përgatitur nga Komisioni Europian për gjithë ecurinë e Shqipërisë në 92 kriteret e ndërmjetme, deputetët demokratë e cilësojnë si të rrëzuar këtë dokument.

Por ministri i Jashtëm, që me kërkesë të opozitës raportoi përpara Komisionit të Jashtëm, si dhe kreu i grupit parlamentar socialist, e përgënjeshtrojnë opozitën.

Edhe editoriali i përbashkët i kryeministrit Rama dhe presidentit Vuçiç, i publikuar në mediat gjermane në shkurt, ku propozohet një anëtarësim i pjesshëm i vendeve kandidate ndërkohë që vijon procesi për anëtarësimin e plotë, nga demokratët shihet me sy kritik.

Ministri u pyet edhe për të vëllain, i cili është i akuzuar si pjesë e dosjes së “AKSHI-t”.

“Askush s’mund të bëjë akuza kolektive për të më përbaltur, se nuk jemi 36 vite më parë”, u përgjigj ai.

Tv Klan

/tvklan.al