Gjatë punimeve të Ministerialit mbi Rikthimin e Terrorizmit Politik, që po mbahet në Uashington, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka pasur mundësi të zhvillojë takime me zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau (Kristofer Lëndo), dhe me nënsekretaren Alison Hooker (Alisën Hukër).
Me të dy zyrtarët e lartë të DASH-it, ministri Hoxha ka diskutuar një sërë çështjesh me interes të ndërsjellë midis Shqipërisë dhe partnerit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vetë nënsekretarja e Shtetit, Hooker, në një postim në “X”, shkroi se me Hoxhën diskutuan për mundësitë për të forcuar më tej sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
