U duk sikur lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u qetësua, por tensionet po rriten sërish pas arrestimit në Kanada të drejtueses së një prej firmave më të rëndësishme të teknologjisë së lartë, Huauei me kërkesë të autoriteteve amerikane.
Meng Uanzhou është arrestuar më 1 Dhjetor në aeroportin e Vankuverit, teksa autoritetet kanadeze pritet t’a ekstradojnë drejt Shteteve të Bashkuara. Wall Street Journal shkruante muaj më parë se Departamenti Amerikan i Drejtësisë kishte nisur një hetim ndaj firmës Huauei për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Iranit.
Por Uashingtoni nuk ka dhënë deri tani asnjë motiv për kërkesën e ndalimit, përveçse një falenderim për autoritetet kanadeze. Ndërsa Pekini e quajti arrestimin “shkelje të të drejtave të njeriut”.
Më herët gjatë këtij viti, Huauei shpalli zgjerimin e aktivitetit në tregun iranian, çka nuk është pritur mirë në Shtetet e Bashkuara, të cilat i druhen bashkëpunimit në fushën e spiunazhit mes kompanisë kineze, tepër aktive në fushën e telefonisë celulare në SHBA me qeverinë e Teheranit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
