Gjigandi kinez i telefonëve “Huawei” ka prezantuar dy modele të rinj, që do të jenë pasardhësit e të parit: P9 dhe P9 Plus. Me dy telefonët e rinj në treg, “Huawei” ka futur një strategji të ngjashme me atë të Apple dhe Samsung dhe jo vetëm në emërtim por edhe specifikat e telefonëve.
P9 ka ekran 5.2 inç 1080p, ndërsa P9 Plus ekran 5.5 inç 1080p. Veçantia e tyre fshihet pikërisht në pjesën e pasme të telefonit ku gjenden dy kamera të ndërtuara nga prestigjozja Leica.
Duke ruajtur stilin e Nexus 6P, “Huawei” poshtë kamerave me sensorë 12 megapikse ka implementuar edhe një skaner të shenjave të gishtërinjve./tvklan.al












Botërori 2026 
