Bota e futbollit është në zi pas ndarjes së parakohshme nga jeta të mesfushorit Jayden Adams. Lojtari i Mamelodi Sundowns dhe përfaqësueses së Afrikës së Jugut humbi jetën në moshën 25-vjeçare, vetëm pak ditë pasi përfundoi paraqitjet e tij në Kupën e Botës 2026.
Adams ishte pjesë e rëndësishme e kombëtares në turneun botëror, duke luajtur në tre ndeshjet e fazës së grupeve. Ai ishte titullar në humbjen 2-0 ndaj Meksikës dhe në barazimin 1-1 me Çekinë, ndërsa u aktivizua si zëvendësues në fitoren 1-0 kundër Koresë së Jugut. Mesfushori nuk luajti në ndeshjen e 1/16-ve, ku Afrika e Jugut u eliminua nga Kanadaja pas humbjes 1-0.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende publik. Policia konfirmoi se ka nisur një hetim pasi trupi i një 25-vjeçari u gjet në një banesë në zonën Schotschekloof, në qendër të kryeqytetit afrikan, Cape Town. Jayden Adams ishte produkt i akademisë së Stellenbosch, duke u bërë futbollisti i parë i dalë nga akademia e klubit që firmosi kontratë profesioniste.
Ai zhvilloi 139 ndeshje me këtë klub, duke fituar një trofe në vitin 2023, përpara se në janar të vitit 2025 të transferohej te Mamelodi Sundowns, ku vazhdoi të konfirmohej si një nga mesfushorët më premtues të futbollit afrikan.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
