16 nëntor 2026 – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në autostradën Fier-Vlorë, pranë Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.
Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore. Siç raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa, personi që ka ndërruar jetë është shefi i Krimeve në Policinë e Vlorës, Ermal Lulaj.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat do të kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në këtë aks rrugor paraqitet i rënduar.
Duhet theksuar se Lulaj ushtronte detyrën si shef i Seksionit të Krimeve të Rënda (vrasjeve) në DvP Vlorë prej disa vitesh…
/tvklan.al












Botërori 2026 
