Policia e Fierit ka arrestuar një 23-vjeçar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. I riu Ledio Hysenaj po drejtonte automjetin tip “Opel” në aksin Fier – Kraps dhe humbi kontrollin duke dalë nga rruga.
Për pasojë mbetën të plagosur lehtë dy pasagjerët me iniciale S.T. 22 vjeç dhe F.H. 22 vjeç. Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesi 23-vjeçar i automjetit u arrestua për shkeljen e rregullave të qarkullimit.
/tvklan.al