Ekipet e Mançesterit patën fat të ndryshëm në ndeshjet e javës së dytë. City fitoi thellë 6 – 1 me Huddersfield, ndërsa United u mund 3 – 2 nga Brighton.

Një disfatë e papritur e skuadrës së Jose Mourinho. Brighton nuk u gjend për asnjë çast në disavantazh. 3 pikë të humbura për Manchester United që mund të kushtojnë shumë në fund.

Tjetër atmosferë te Manchester City i Pep Guardiola që arriti një fitore me goleadë. 3 nga 6 golat e realizuar ishin të Kun Aguero. Të hënën do të jetë radha e Liverpool të zbresë në fushë.

Crystal Palace do të jetë kundërshtari i radhës për ekipin e Jurgen Klopp.

Tv Klan