“El Clasico” ka rezultuar fitimprurëse për Barcelonën, pavarësisht humbjes së pësuar në fushën e lojës.

Real Madrid arriti të fitojë duelin me rezultatin 2-1 falë dy golave të shënuar nga Kylian Mbappe, duke ngushtuar kështu në tre pikë diferencën nga kreu i klasifikimit në La Liga.

Megjithatë, disfatën e katalanasve e ka kompensuar ndjeshëm suksesi i arritur në aspektin financiar. Sipas zbulimeve të publikuara nga e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, Barcelona ka regjistruar një rekord historik arkëtimesh për një ndeshje të vetme.

 Klubi “Blaugrana” ka arritur të grumbullojë shifrën e jashtëzakonshme prej 19.1 milionë eurosh vetëm nga shitja e biletave të këtij derbi. Kjo shumë përfaqëson arkëtimin më të lartë të regjistruar ndonjëherë në historinë e ndeshjeve të zhvilluara në stadiumin “Camp Nou”.

Fakti më interesant është se ky rekord historik të ardhurash nuk përkoi me një rekord të pranisë së tifozëve, pasi rreth 60 mijë shikuesit e pranishëm ishin më pak në numër krahasuar me “El Clasico”-n e kaluar.

Faktorët kryesorë që çuan në këtë rritje marramendëse të fitimeve për arkën e klubit ishin rritja e ndjeshme e çmimeve të biletave të zakonshme dhe zgjerimi i kapacitetit të zonave VIP në stadium.

/tvklan.al