Babë e bijë, Anton e Bora Keçi, u nisën pasditen e të shtunës për në punë dhe në fshatin Gocaj të Lezhës, dyshohet se e reja humbi kontrollin e makinës, duke u rrëzuar në kanal, aty ku u gjetën pa shenja jete afër mesnatës.
Ishte djali i familjes Keçi, i cili, pasi nuk arriti të kontaktonte me babanë dhe të motrën, në orën 21:45 të mbrëmjes shkoi në Komisariatin e Policisë së Lezhës për të denoncuar.
Autoritetet kryen kontrolle përgjatë itinerarit të ndjekur për të shkuar në punë dhe në fshatin Gocaj, në afërsi të një fabrike çimentoje, në një rrugë dytësore, u gjet automjeti i tyre në një kanal me ujë.
Makina është nxjerrë nga kanali përmes mjeteve të tjera të rënda dhe brenda saj u gjetën trupat e pajetë të babë e bijë, 50 dhe 20 vjeç.
Hetimet ende nuk kanë përcaktuar shkaqe, por paraprakisht besohet se makina ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e saj nga ana e 20-vjeçares.
Disa orë më vonë, gjithçka që ka mbetur pas nga aksidenti tragjik janë gjurmët e krijuara nga aksidenti, mbetjet e makinës dhe sendet personale të viktimave.
Anton Keçi ishte në profesion mjek dhe ushtronte detyrën prej 6 vitesh si Shefi i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, ndërsa Bora Keçi ishte studente në vitin e dytë të mjekësisë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 