Valbonë, Tropojë | Më datë 03.06.2021 në mbrëmje, dy turistë nga Suedia dhe Rusia, kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit.

Menjëherë janë angazhuar Forcat e Policisë së Tropojës për gjetjen e tyre. Për shkak të terrenit të vështirë vazhdojnë kërkimet nga punonjës policie që po kontrollojnë territorin me këmbë.

Kërkimet intensive nga shërbimet e Policisë kanë vazhduar që prej mbrëmjes së djeshme, kur turistët kanë shkëputur kontaktet për shkak të fikjes së celularëve nga rënia e baterisë.

Punonjësve të Policisë që janë në kërkim të turistëve i janë bashkuar edhe alpinistët e vendit./tvklan.al