Humbja e tretë radhazi në shtëpi, nuk është pritur mirë nga trajneri i Marseille, Roberto De Zerbi. Reims triumfoi 3-1 ndaj Marseille, për të marrë fitoren e parë pas 15 ndeshjeve mes dy ekipeve.
Kjo disfatë ia vështirëson punën skuadrës së Marseille, për një kualifikim të mundshëm në Ligën e Kampioneve.
De Zerbi nuk u kursye ndaj lojtarëve të tij dhe vendosi t’i dënojë ata. Mediat franceze, raportojnë se tekniku italian i ndaloi lojtarët të rikthehen në shtëpitë e tyre.
De Zerbi së bashku me futbollistët e kaluan natën në qendrën stërvitore të Marseille, si ndëshkim për humbjen. /tvklan.al