Kryeministri britanik, Keir Starmer, është zotuar se do të vazhdojë të çojë përpara premtimin e tij për “ndryshim” në Britani, pavarësisht humbjeve të rënda që pësoi Partia Laburiste në zgjedhjet vendore në Angli.
Vetëm dy vite pas fitores bindëse në zgjedhjet parlamentare, laburistët u “ndëshkuan” nga votuesit në disa prej bastioneve të tyre tradicionale në veri dhe qendër të Anglisë, duke shtuar dyshimet mbi aftësinë e qeverisë për të ruajtur mbështetjen popullore.
Fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve rezultoi partia populiste Reform UK, e udhëhequr nga arkitekti i Brexit-it, Nigel Farage.
Reform UK fitoi mbi 350 vende në këshillat lokale dhe pritet të forcojë ndjeshëm pozitat edhe në Skoci dhe Uells.
Përveç Reform UK, humbje për partitë tradicionale solli edhe rritja e mbështetjes për Green Party, si dhe për partitë nacionaliste në Skoci dhe Uells.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
