Për shkak të koronavirusit pezullohen të gjitha aktivitet sportive

Teksa ditët kalojnë, numri i aktiviteteve të pezulluara për shkak të shpërthimit të Koronavirusit sa vjen e rritet. Në Kinë, vendi ku u shfaqen shenjat e para të virusit, janë anuluar Çmimi i Madh i Formula 1 në Shangai, turneu olimpik kualifikues olimpik i femrave aziatike, tre ndeshje kualifikuese të Botërorit 2022, kampionati kinez i futbollit, Botërori i Skive, kampionati botëror i atletikës në salla të mbyllura dhe shumë aktivitete të tjera.

Edhe Tajlanda kishte të njëjtin fat me Kinën. Shteti i Azisë Juglindore nuk do të pres Çmimin e Madh të Formula 1 këtë edicion, si dhe një sërë aktivitetesh të tjera.

Në emergjencë të jashtëzakonshme është edhe shteti fqinj, Italia. Rajonet e  Lombardisë dhe Venetos kanë pezulluar të gjithë aktivitetet sportive, mes të cilave edhe sfidat e Seria A dhe të Seria B. Në dyshim janë edhe Lojërat Olimpike të Tokios, të programuara për t’u zhvilluar nga 24 Korriku deri më 9 Gusht.

Të njëjtin fat pritet të kenë edhe shumë aktivitete të tjera, çka mund të përkthehet me një vit pa sport. Bota po kalon momente paniku dhe sporti është gjëja e fundit që po mendohet.

Klan Plus