Rebelët Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Teherani, shpallën një bllokadë të menjëhershme detare ndaj Arabisë Saudite në Detin e Kuq, duke përshkallëzuar edhe më tej krizën në Lindjen e Mesme.
Një zyrtar i grupit deklaroi se ngushtica Bab al-Mandeb, një nga korridoret më të rëndësishme botërore ku kalon rreth 12% e tregtisë globale, do të mbyllet për anijet saudite si kundërpërgjigje ndaj asaj që e cilësoi si bllokadë të padrejtë ndaj Jemenit për më shumë se një dekadë.
Nga ana tjetër, Riadi njoftoi se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e anijeve të tij, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Ndërkohë, sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj objektivave iraniane kanë hyrë në natën e dhjetë radhazi, ndërsa tre ushtarë amerikanë janë vrarë dhe rreth 100 janë plagosur gjatë kësaj periudhe. Ushtria amerikane bëri të ditur se goditjet kishin në shënjestër qendra komanduese, si dhe baza për lëshimin e raketave dhe dronëve.
Irani sulmoi një anije cisternë në ngushticën e Hormuzit këtë të martë, duke detyruar ekuipazhin ta braktisë atë, dhe ndërmori sulme hakmarrëse ndaj Bahreinit, Kuvajtit dhe Jordanisë, vende që strehojnë baza ushtarake amerikane.
Sipas një raporti nga Axios, Presidenti Trump po peshon dy opsione për veprimet që do të duhet të ndërmarrë në vijim: ose do të kërkojë një armëpushim të ri 10-ditor që synon hapjen e Ngushticës së Hormuzit, ose do të nisë një fushatë të përbashkët ushtarake me Izraelin në mënyrë që ta detyrojë Teheranin të dorëzohet.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 