Arabia Saudite është nën bllokadë detare nga rebelët Huthi të Jemenit, të lidhur me Iranin.
Grupi militant goditi të enjten dy cisterna saudite nafte dhe po kërcënon tani të krijojnë një pengesë të dytë për furnizimet globale me naftë, së bashku me mbylljen pothuajse të plotë të Ngushticës së Hormuzit nga Irani.
Ndërkohë, ushtria amerikane tha të mërkurën se ndërmori një raund të ri sulmesh ndaj Iranit me urdhër të Presidentit DonaldTrump, duke shënuar natën e 12-të radhazi të sulmeve amerikane.
Militantët e Jemenit, të cilët kontrollojnë zonat pranë Ngushticës Babel-Mandeb në anën tjetër të Gadishullit Arabik nga Ngushtica e Hormuzit, njoftuan më herët të hënën një bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite, në atë që disa analistë e kanë parë si një veprim taktik nga Irani për të ushtruar ndikim në negociata.
Pesë cisterna ndryshuan kurs të martën në Detin e Kuq për të shmangur Ngushticën Babel-Mandeb, dhe tre të tjera cisterna të ngarkuara me naftë saudite për Kinën dhe Indinë u kthyen mbrapsht.
Houthët thanë se forcat e tyre kryen sulme me raketa dhe dronë ndaj dy cisternave saudite të naftës në Detin e Kuq, duke i identifikuar ato si Encelia dhe Layla.
Agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA citoi një burim zyrtar se Encelia u godit, duke shkaktuar një zjarr.
Arabia Saudite, e cila strehon forca amerikane në territorin e vet, ende nuk ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Uashingtoni.
Vetë presidenti Donald Trump paralajmëroi se një veprim i grupit për të penguar transportin detar në Detin e Kuq mund të tërheqë në luftë Shtetet e Bashkuara.
“Nëse ndodh diçka e tillë, do të kujdesemi për të. E kemi bërë këtë me Huthitedhe më parë,” u tha Trump gazetarëve të martën.
Për ushtrinë amerikane, mund të mos jetë aq e thjeshtë. Houthitë kanë fituar një reputacion si luftëtarë të ashpër dhe të shkathët që u kanë rezistuar me sukses fushatave të mëparshme të bombardimeve saudite dhe amerikane.
Miliona fuçi në ditë naftë saudite janë drejtuar drejt portit të Detit të Kuq të mbretërisë, Yanbu, për të shmangur Ngushticën e Hormuzit.
Nëse dërgesat nuk mund të kalojnë nëpër ngushticën jugore të Detit të Kuq, ato kanë vetëm rrugën veriore përmes Kanalit të Suezit, duke shtuar javë dhe kosto në udhëtim.
Çmimet e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent u rritën me më shumë se 2 dollarë dhe arritën në 96.09 dollarë për fuçi, niveli më i lartë gjashtë-javor pas lajmit se rebelët Huthi sulmuan dy cisterna saudite nafte në Detin e Kuq.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 