Huthët e Jemenit të lidhur me iranin, goditen cisterna saudite të naftës në Detin e Kuq gjatë natës duke thënë se sulmet ishin pjesë e një bllokade detare ndaj Arabisë Saudite.

Sulmet mund të tendosin përpjekjet e ushtrisë amerikane dhe të përkeqësojnë situatën e furnizimit global me karburant nga gadishulli arabik.

Njëkohësisht ushtria amerikane përfundoi një valë të re bombardimesh ndaj republikës isamike të Iranit në natën e 12 rradhazi për të degraduar aftësitë luftarake të vendit. 

Televizioni shtetëror në Teheran raportoi për 2 viktima dhe 11 të plagosur nga sulmet me raketa që u shtrinë deri pranë pikës kufitare me Irankun.

Në kundërpërgjigje, Garda Revolucionare sulmoi forcat amerikane në një kamp dhe në një bazë ajrore në Kuvajt. Ushtria e Iranit tha se goditi edhe një kamp në Katar.

Një ditë më parë ministri i jashtëm iranian Abas Aragchi paralajmëroi se strategjia mbrojtëse e Iranit është sy për sy, përgjigje vendimtare për çdo agresion.

Situata e krijuar së fundmi edhe në detin e Kuq ka bërë që çmimet e naftës së papërpunuar të vijojnë të rriten.

Vetëm në orët e fundit çmimet në bursat ndërkombëtare kanë pësuar një rritje me mbi 3 për qind.

/tvklan.al