Baret dhe lokalet mbyllen në orën 18:00

 Me hyrjen në fuqi të masave të reja kufizuese ku të gjithë objektet e hotelerisë duhet të punojnë deri në orën 18:00 do të ulë dukshëm profitin e bizneseve dhe jo të gjithë e kanë mirëpritur një vendim të tillë, ata të cilët më së shumti kanë reaguar në këtë drejtim është sektori i Hotelerisë.

Masat kufizuese që i paralajmëruan shkaktuan kaos total, tashmë kemi hyrë në kaos, por me masat kufizuese shtesë, që do të shkurtojnë orarin e punës deri në orën 18:00 do të ulet tërë puna që e patëm, shpresonim se do t’i lehtësojnë masat, ishim përgatitur për lehtësim, pak nga pak shohim se ulen shifrat, kishim pak shpresa, megjithatë me këtë do të kemi humbje të mëdha dhe mendoj se të gjithë do të jenë të detyruar t’ua vënë çelësin lokaleve të tyre, të gjitha objekteve gastronomike, ekonomia siç kemi llogaritur do të pësojë dëm prej 18 milionë deri në 22 milionë si objekte gastronomike”.

Masat  nuk lejojnë as organizime të Vitit të Ri në hapësirë të hapur dhe të mbyllur nga subjektet fizike dhe juridike. Me masat e reja ndalohet edhe marrja me qira e shtëpive të fundjavës dhe kapaciteteve tjera turistike për akomodim, për tubime grupore dhe organizim të festimeve me rastin e  festave  të ardhshme të Vitit të Ri dhe festave fetare, përveç për personat  nga një, familje e njëjtë.

Kompetentët apelojnë të gjithë qytetarët t’i respektojnë masat për mbrojtje  të cilat tashmë janë në fuqi dhe ato të cilat fillojnë të zbatohen prej sot, duke bërë  thirrje që qytetarëve që të mos dalin nga shtëpia pas orës 18:00, nëse nuk kanë nevoja.

Klan Macedonia