Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi vazhdimin e masës së sigurimit arrest në burg për Edison Muçekun. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit të koduar “revanshi” ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u firmosën 50 urdhërarreste. 

34-vjeçari u ekstradua disa ditë më parë nga Britania e Madhe. Muceku akuzohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”, një akuzë që është pjesë e një hetimi nga SPAK.

Përballë gjykatës Edison Muçeku i ka mohuar akuzat e ngritura nga ana e SPAK duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen për të cilën pretendon SPAK. Ai dyshohet si pjesë e grupit që tentuan ti bënin  atentat Hamza Terziut në 21 Maj të 2020 në qytetin e Bulqizës. 

Avokati ka kundërshtuar provat që janë përdorur kundër klientit të tij, duke theksuar se ato janë të paligjshme, veçanërisht ato që lidhen me përdorimin e teknologjisë Sky ECC.

Për ngjarjen e Bulqizës në bazë të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC, Gjykata e Posaçme lëshoi disa urdhër-arreste për shtetasit: Hektor Xhecuka, Albert Zaja, Edison Muçeku, Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa.

Muceku dyshohet si antar i grupit kriminal që drejtohej nga Viktor Xheçuka, i njohur me psudonimin Tori Xheçuka. Ky i fundit akuzohet nga spak për vrasje me pagesë, dhe pjesë e organizatës së ‘mbretit të lojrave të fatit’, Ervis Martinaj.

Ky i fundit është denoncuar nga familjarët i zhdukur që prej 9 Gushtit të 2022. Sipas komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar SKY ECC rezulton se është porositur edhe tentativë për vrasjen e Durim Bamit më 4 Nëntor 2020.

Klan News