Një atlete nga Uganda ka pësuar djegie të rënda pas një sulmi nga i dashuri i saj.
Rebecca Cheptegei, e cila u rendit e 44-ta në maratonën e Lojërave Olimpike në Paris, po kurohet për djegie në 75% të trupit pas sulmit që ndodhi në shtëpinë e saj në Trans Nzoia County, Kenia.
Sipas policisë vendase, i dashuri i saj, Dickson Ndiema bleu një kanaçe me benzinë, e zbrazi mbi atleten dhe i vuri flakën gjatë një grindjeje.
Edhe Ndiema ka pësuar lëndime dhe të dy janë duke marrë trajtim të specializuar në një spital në Eldoret.
Prindërit e atletes thanë se 33-vjeçarja kishte blerë tokë në Trans Nzoia që të ishte pranë qendrave të shumta stërvitore të qytetit. Sipas një raporti të policisë, çifti është dëgjuar duke u zënë pikërisht për tokën ku është ndërtuar shtëpia, para se të ndodhte sulmi./tvklan.al