Një 57-vjeçar është vënë në pranga nga policia. Ai u kap në Korçë. Mësohet se Agron Osmanllari, alias Osmani, alias Meka është dënuar me 15 vjet burgim.

“Në vitin 2019, Gjykata e Apelit e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. C.”, njoftoi policia.

Ai pritet t’i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ku do të kryhen edhe veprimet e mëtejshme./tvklan.al