Një 68-vjeçar në Librazhd, është arrestuar këtë të enjte, 23 prill, pasi Apeli e ka dënuar për vrasje.
Ndaj tij rëndon vepra penale “Vrasje nga pakujdesia”, për të cilën është dënuar me 4 vite dhe 8 muaj heqje lirie.
68-vjeçarit i ka mbetur për të vuajtur dhe një muaj burgim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd vunë në pranga shtetasin K. D., 68 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”. Nga dënimi, shtetasit K. D. i ka mbetur për të vuajtur 1 muaj burgim“, njofton policia.
/tvklan.al












Botërori 2026 
