Pas më shumë se 20 vitesh arrati, ekstradohet nga Italia në Shqipëri, Bardh Lula. Arrestimi i tij në shtetin fqinj në bashkëpunim me Interpol Tirana.

54-vjeçari është dënuar me 25 vite burg pasi në 1994 ka vrarë me armë zjarri 3 persona në quajtur Kroi Denicës.

Ndërkohë po falë informacioneve të siuruara nga Interpol Tirana, janë lokalizuar dhe arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Hajdar Bako i njohur ndryshe dhe si Hajdar Copja, si dhe në Belgjikë Armando Gropa.

Lidhur me këto arrestime reagoi dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili ndër të tjera tha se arratia nga përballja me drejtësinë ka marrë fund.

Tv Klan