11 nëntor 2026 – Një 44-vjeçar shqiptar, i cili përdorte identitet të rremë, është arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Z. P., alias F. P., rezulton i dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 22 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve gjatë një grabitje.
Konkretisht, ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Shtoj i Vjetër në vitin 2002. 44-vjeçari së bashku me dy të tjerë, kishte shkuar në biznesin e dy vëllezërve për të grabitur xhiron ditore. Gjatë tentativës së njërit prej vëllezërve për t’i marrë armën njërit prej bashkëpunëtorëve, ndërsa tjetri ka qëlluar me armë në drejtim të tyre, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.
Hetimet kanë provuar se 44-vjeçari gjatë krimit, ka qëndruar te dera e biznesit për të mbuluar veprimet e bashkëpunëtorëve dhe më pas është larguar nga vendngjarja së bashku me ta.
Në vitin 2020, 44-vjeçari është akuzuar nga autoritetet greke në Korinth për vrasjen e një shtetasi grek dhe një shtetaseje ukrainase, trupat e të cilëve u gjetën në një automjet.
Gjithashtu, ai rezulton me precedentë penalë në Greqi për grabitje me armë dhe shkelje të ligjit për armët, në vitin 2014; shkelje të ligjit për rregullimin e tregut të lojërave të fatit, në vitin 2013; si dhe posedim të lëndëve narkotike, në vitin 2005.
/tvklan.al












Botërori 2026 
