Gjenerali në pension Eric Wendt, i emëruar nga presidenti amerikan Donald Tramp si ambasador në Shqipëri shpalosi para komitetit të jashtëm të senatit prioritetet e tij nëse merr konfirmimin nga kongresi. Wendt tha se do të vijë në Tiranë me 4 prioritete kryesore, ku të parën renditi çështjet që i bëjnë të dyja vendet më të sigurt.

 “Mbështetja ndaj Shqipërisë në vazhdimin e luftës kundër korrupsionit, si edhe kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës të lidhur me kartelet latino-amerikane të drogës, do të ndihmojë për ta bërë Amerikën dhe Shqipërinë më të sigurta.

Një tjetër fokus i tij tha se ishte përmbushja e angazhimit për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen.

 “Do të punoj me përkushtim për të mbështetur progresin e Shqipërisë drejt Marrëveshjes së Samitit të NATO-s në Hagë 2025 për të rritur në mënyrë të menduar shpenzimet për mbrojtjen në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.”

Gjatë raportimit në Komitetin e Jashtëm të Senatit, Wendt foli edhe për projektin e Porto Romanos, duke e cilësuar atë një pikë kyçe për NATO-n dhe forcat amerikane.

“Porto Romano është një port kyç që nëse do të ketë në të ardhmen një objekt të sigurt ngarkesash, nga aty mjetet ushtarake mund të futen dhe do të ishte shumë e mirë për NATO-n, por edhe për bizneset amerikane që mund të ndihmojnë në përmirësimin e portit dhe infrastrukturën e tij”.

Përmirësimi i klimës së bizneseve tha se ishte një tjetër angazhim,.

 “Teksa sektorët shqiptarë të inteligjencës artificiale, energjisë, infrastrukturës, minierave dhe sektorë të tjerë ekonomikë zhvillohen, bizneset dhe investitorët amerikanë duhet të përballen me kushte të barabarta kontraktuale dhe ligjore.

Ai u pyet edhe se cili do të jetë qëndrimi që ai do të mbajë për SPAK.

“Nga çdo gjë që kam lexuar, SPAK është bërë një organizatë shumë e vlefshme, jopolitike, e pavarur. Prokurorët që punojnë në SPAK janë i janë nënshtuar një verifikimi shumë të kujdesshëm, përfshirë poligrafin. Nëse konfirmohem, unë me siguri do të angazhohem të shtyj përpara dhe të mbështes operacionet e tyre të pavarura dhe jopolitike.

I pyetur nga senatorët demokratë për marrëveshjet e biznesit që familja e Trump po shtyn në rajonin e Ballkanit, Wendt tha se për çdo situatë do të zbatojë ligjin.

 “Nuk jam i njohur me investimet e familjes Trump në Shqipëri, por nëse ka pyetje për veprime ndërpersonale ua drejtoni atyre. Puna ime dua të jem i sigurt të bëhet në mënyrën më të mirë të ndiqet ligji.”

Tv Klan

/tvklan.al