Një i ri në Fier është arrestuar nga policia për mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe për kundërshtim të forcave të policisë.

Në pranga ka rënë 20-vjeçari me iniciale F.L. Ai udhëtonte me makinën e tij tip Ford kur u ndalua nga patrulla për kontroll. Në çantën personale atij iu gjet një thikë metalike.

Gjatë kontrollit, 20-vjeçari kundërshtoi edhe efektivët e patrullës duke mos iu bindur urdhrit. Ai u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Gjykatës së Fierit për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

/tvklan.al