Familjarët, kolegët, miqtë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë të shumtë i dhanë lamtumirën Dëshmorit të Atdheut, efektivit Enea Mekolli.
Ceremonia u zhvillua në mjediset e qendrës kulturore të Pogradecit.
I pranishëm ishte edhe kreu i shtetit Bajram Begaj.
Familjarë të 34 vjeçarit patën një thirrje për presidentin.
Ngushëllime për humbjen e policit shprehu edhe zv.Kryeministrja Albana Koçiu. Ajo kërkoi më shumë reflektim shoqëror dhe përgjegjësi nga institucionet.
Në homazhe ishte i pransihëm edhe kryepolici Skënder Hita dhe drejtues të tjerë të Policisë së Shtetit.
Me kërkesë të familjarëve, trupi i Dëshmorit Enea Mekolli do të prehet në fshatin e tij të lindjes, në Bllacë dhe jo në Varrezat e Dëshmorëve.
34 vjeçari mbeti i vrarë nga sulmi i të kërkuarit nga policia Violand Bracellari gjatë operacionit për kapjen e tij në Lozhan të Maliqit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 