Një rast i pazakontë ka ndodhur në zonën e Institutit në Tiranë, ku një 33-vjeçare është arrestuar nga policia. Eranda Sina, që shfaqet në këtë foto ra në prangat e komisariatit nr.3 pasi akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetuesit të saj, 35-vjeç, banues në Institut. Ky i fundit, dhe 33-vjeçarja Sina banuese në Paskuqan prej disa kohësh bashkëjetonin me njëri-tjetrin.

Gjatë javëve të fundit mësohet se ka patur debate mes tyre dhe Sina, i ka kërkuar bashkëjetuesit të ndahen. 35-vjeçari nuk ka pranuar që të ndahen dhe i ka kërkuar që të takohen për të gjetur ndonjë zgjidhje.

Ata kanë lënë takim të shtunën në afërsi të “Urës së Institutit”, por në vend se të takohej me 33-vjeçaren, burri është dhunuar nga dy persona të paidentifikuar. Dëmtimet mësohet se kanë qenë të shumta, duke bërë që 35-vjeçari të përfundojë në spital nga plagët e shumta.

Konflikti mes tyre është mësuar nga dëshmia e 33-vjeçare, e cila ka dhënë pas arrestimit nga policia. Ajo akuzohet për veprën penale të dhunës në familje.

Policia tashmë po punon për identifikimin e dy personave të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit, i cili ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore pas trajtimit mjekësor.

Klan News