Në mes të tetorit transmetuam denoncimin e zonjës Katerina Prifti, pronare e një dyqani në zonën e ish-Aviacionit në Tiranë. Ajo tha se qiramarrësja e saj, Lindita Luftija, apo Linda Kalemi, nuk pranon të lirojë objektin, edhe pse kontrata e qirasë ka përfunduar.
Në shtator të vitit 2025, pronarja ia kishte dhënë ambientin me qira për një vit, kundrejt pagesës prej 400 mijë lekësh, me afat përfundimtar më 30 gusht 2026. Por, sipas denoncueses, përfundimi i kontratës nuk është shoqëruar me lirimin e pronës.
Katerina Prifti tha se qiramarrësja vonohej vazhdimisht në pagesa dhe nuk shlyente as faturat e ujit dhe të energjisë elektrike. “Stop” arriti të kontaktonte me Lindën, por ajo iu referua një neni të kontratës për rinovimin dhe pretendoi se kishte ngritur padi.
Ndërkohë, pronarja Katerina Prifti kërkon të rimarrë në posedim pronën e saj pas përfundimit të afatit kontraktor.
Pas disa ditësh nga ky transmetim, Linda Kalemi boshatisi dyqanin e zonjës dhe pronarët Prifti shprehën mirënjohjen për zgjidhjen e problemit.
“I hoqi të gjitha gjërat personale, e liroi pronën. Jam shumë e lumtur dhe nuk di si do të falenderoj se pa ndërhyrjen e emisionit investigativ, sot e them me zemër, pa ndërhyrjen tuaj do ishte e pamundur të çlirohej”, u shpreh denoncuesja.
/tvklan.al












Botërori 2026 