Një pushues ka humbur jetën në Spille paraditen e sotme rreth orës 11:00.

Viktima është një 72-vjeçar me iniciale M.K. nga Elbasani. Sipas policisë, i moshuari pësoi atak kardiak sapo u fut në det.

Në vendngjarje mbërriten ekipet e emergjencës, por fatkeqësisht 72-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Grupi hetimor i uniformave blu vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /tvklan.al