Rritja e temperaturave ka shtuar rastet e urgjencave në Elbasan.

Sipas mjekëve, gjatë këtyre ditëve ka patur fluks në qendra shëndetësore dhe spitale të personave që kanë shfaqur simptoma që lidhen me të nxehtin.

Mjekët apelojnë për shmangien e daljeve në oraret me temperatura të larta.

Gjatë kësaj periudhe janë në qarkullim edhe viroza të stinës, ndaj mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar.

Klan News

/tvklan.al