Alkid Ndreu, 47 vjeç, anëtar i Komisionit të Gjobave në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Siç bën me dije gazetarja e Klan News Glidona Daci, polici i mori 70 mijë lekë të reja një gruaje në këmbim të patentës, e cila i ishte pezulluar për tre muaj.

Gruaja po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa në pranga bashkë me policin Ndreu përfundoi edhe Eduart Caka, sekseri që ndërlidhi të dy për dhënien e patentës, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Alkid Ndreu për kryerjen e veprës penale të Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vite  burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Alkid Ndreu i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim. Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Alkid Ndreu me vendimin nr. 11, datë 17.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Alkid Ndreu i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vitesh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

/tvklan.al