Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”.
Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga një prej vëllezërve të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Konkretisht 22-vjeçari me iniciale D. M., banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendim të datës 16.10.2023, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.
I riu në bashkëpunim me vëllain e tij më datë 13.08.2023, ka goditur me sende të forta qytetarin me iniciale Sh. Ç., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al