Pas denoncimit të bërë nga një shtetase, se një person i ka vjedhur me forcë varësen e floririt nga qafa dhe më pas është larguar, policia ka arrestuar një 17-vjeçar.

Në pranga ka rënë 17 vjeçari me inicialet L.B, banues në Ishull -Shëngjin.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur me 12.07.2016 dhe menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje kanë shkuar forcat policore që kanë bërë të mundur identifikimin, gjetjen dhe arrestimin në flagrancë autorit të dyshuar të kësaj vepre.

Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë./tvklan.al