Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u detyrua të shfaqej në mënyrë krejt tjetër për të përgënjeshtruar teoritë konspirative që mbushën rrjetin në ditën e fundit se ai ishte vrarë në një sulm iranian.

Netanyahu postoi një video plot humor ku thotë se po, po vdes për kafe dhe për popullin e tij.

“Po, dilni për pak ajër, por qëndroni pranë një strehe të mbrojtur. Qëndrueshmëria juaj është e mahnitshme. Më jep forcë mua, qeverisë, ushtrisë dhe Mossadit. Po bëjmë gjëra që nuk mund t’i ndaj tani, por po e godasim shumë fort Iranin dhe gjithashtu po vazhdojmë në Liban.”, tha ai.

Ai shfaqet me një gotë kafeje ku sigurohet t’i tregojë kamerës të dyja duart me nga 5 gishta secili.

Demonstrimi i tij lidhej me faktin se në disa postime në mediat sociale kishin sugjeruar se pamjet nga konferenca e tij për shtyp tregonin Netanyahu-n me gjashtë gishta në dorën e majtë. Edhe qeveria izraelite reagoi duke deklaruar se imazhet u transformuan duke përdorur inteligjencën artificiale.

Nga ana tjetër, teoritë nuk kanë munguar as për liderin e ri suprem të Iranit, i cili deri më tani nuk është shfaqur asnjë herë në media pas zgjedhjes së tij.

Një ditë më parë, edhe Trump ngriti dyshime për shëndetin e ajatollahut Khamenei, por zyrtarë iranianë kanë thënë se ai gëzon shëndet të plotë dhe vijon detyrat e tij me përgjegjësi.

Tv Klan

/tvklan.al