Can Yaman, aktori i njohur turk u duk se fitoi famën sa hap e mbyll sytë me serialin “Erkenci Kuş”. Ai u shfaq krah Demet Özdemir në rolin e Can Divit që e katapultoi nga Turqia drejt suksesit ndërkombëtar.

Më pas, ylli me origjinë shqiptare u zhvendos në Itali dhe fundi i fejesës me gazetaren Diletta Leotta e ngjarje të tjera, e vendosën në qendër të vëmendjes. Kjo u përmbyll me fshirjen e rrjeteve të tij sociale ku kishte arritur në më shumë se 10 milionë ndjekës.

Vendimi i Yaman për t’u tërhequr nga vëmendja erdhi 5 vite më parë kur ai hapi një fondacion “Can Yaman për Fëmijët”. Organizata punon për t’u mundësuar fëmijëve e të rinjve të ndërtojnë një të ardhme të suksesshme për veten.

Mendohet se vendimi i papritur i aktorit për fshirjen e rrjeteve sociale erdhi për shkak të presionit të fansave dhe ndjekësve që nuk ia kursenin ngacmimet virtuale.

Por me çfarë po merret ai tani?

Yaman po xhiron serialin “Sandokan” në Itali që bazohet te historia e piratit të famshëm të Emilio Salgari. Në të do të marrin jetë aventurat e piratit Sandokan në Azinë juglinore. Ndërsa udhëton, atij i bashkohen personazhe të tjerë. Seriali i nisi xhirimet këtë vit në Formello, një qytet periferik jashtë Romës. Historia është vendosur në fillimet e Sandokanit, përpara se ai të kishte arritjet për të cilat njihet./tvklan.al