Sapo ka bërë 70 vjeç dhe mbetet një divë italiane e ndërkombëtare. Protagoniste e filmave ikonikë nën regjinë e mjeshtrave më të mirë të kinemasë. Ornella Muti ka dhënë një intervistë për Corriere della Sera ku ka reflektuar mbi jetën e saj të deritanishme, karrierën e gjatë dhe familjen.

Nuk është shpesh në qendër të vëmendjes, por a ka qenë kjo për shkak të peshës së famës?

“E kam menduar së fundmi. E kam mbajtur gjithnjë veten larg një bote të caktuar, festave… edhe atyre të duhura. Kjo më ka penalizuar paksa. E dini sa rëndësi kanë kontaktet. Më vjen keq që njerëzit mendojnë se jam snobe, s’është e vërtetë”, shprehet ajo duke thënë se në të vërtetë, është e ndrojtur.

Aktorja është nënë e tre fëmijëve dhe tashmë gjyshe, por në rrjetet sociale është vajza e madhe, Naike ajo që bie më shumë  në sy.

“E linda kur isha 19 vjeçe, doja që ta mbaja gjithnjë pas vetes. Ajo ishte motra ime e vogël, udhërrëfyesja ime. Ajo më shpëtoi”, shprehet Ornella.

“Jam një vajzë e viteve ’70. Isha e re dhe në atë kohë njerëzit eksperimentonin me drogërat. Ishte një  grup i vogël me njerëz të famshëm në Romë që konsumonin drogë. Edhe vajzat. Por unë duhet të kthehesha në shtëpi tek ajo. Ajo ishte feneri im”.

Në aktrim shpreson që të marrë disa role të tjera, të krijuara për gratë në moshë. Për momentin zgjedh role të vogla, por i mjafton teatri që të ndihet e lumtur.

Biseda i kthehet edhe historisë së saj të shkuar me Adriano Celentano. E pyetur nëse ia vlejti, Ornella tha:

“Unë mendoj se nëse ndodhi, ia ka vlejtur”.

Në vitin 2014 ishte vetë Celentano që foli i pari për këtë histori për herë të parë duke treguar se Ornela Muti, në filmin “Innamorato pazzo”, e kishte tradhtuar bashkëshortin, Federico Fachinetti. Adriano ishte i martuar me Claudia Mori.

Aokohe, ajo tha: “Adriano nuk duhet ta kishte treguar, të paktën pa më thënë. Ta hajë dreqi”.

Në këtë pikë të jetës, ajo tregon se çfarë nënkuptonte me atë frazë: “Mendova: ja, i shikon burrat. Bëjnë gjithnjë ligjin. Ne kishim qenë shumë të kujdesshëm. Por them, nëse do të dalësh zbuluar, duke qenë se nuk e ke bërë gjithçka vetëm dhe kam qenë edhe unë, por duhet të përballesh me mua? Kushedi çfarë i ka thënë truri”.

Aktorja ruan ende kujtime me të. “Adriano ishte gazmor, në sheshxhirim s’ndiheshe kurrë sikur po shkoje të punoje. Luante. Kishte të qeshura të vazhdueshme”.

Ornella e mirëpret ennde dashurinë, dikë “që ta marrë në krahë, ta përkëdhelë, mbështetë” dhe përkrahë në momente të errëta. Por pas gjithë kësaj ka frikë sepse “e ka paguar shtrenjtë” dashurinë./tvklan.al